Rivaliteti mes Hasbulla Magomedov dhe Abdu Rozik mori vëmendjen në Abu Dhabi mbrëmjen e së shtunës, kur dyshja u panë duke u grindur me njëri-tjetrin.
Për kënaqësinë e shumë fansave të Hasbullës në mediat sociale, u konfirmua në fillim të kësaj jave se sensacioni i internetit dagestan, i cili është bërë masiv në TikTok dhe Instagram muajt e fundit, do të ishte i pranishëm në UFC 267, përcjell GazetaBlic Sport.
Muajin e kaluar, presidenti i UFC-së, Dana White, lajmëroi publikun se një takim me Hasbullën do të ndodhte dhe se ai do të ishte i pranishëm së shpejti në UFC.
Në këtë mbrëmje të UFC pati disa duele interesante por vëmendjen kryesore e morri Hasbulla me prezencën e tij që bëri që të gjitha mediat të shkruajnë për të.
Hasbulla për pak sa nuk shkaktoi një sherr me shokun e tij të sensacionit të rrjeteve sociale Abdu Rozik.
It’s going off between #abdurosik and #hasbulla who you got winning? ?? pic.twitter.com/WP4AV4fCI2
— Amir Khan (@amirkingkhan) October 30, 2021
Dana White i kënaqur pozoi në një foto me rusin e njohur pranë ringut, ndërsa tani synon ta bëjë ‘luftëtar’ në oktogon.
Në fakt, disa ditë pas ngjarjes së së shtunës në Abu Dhabi, promotori i Hasbullës, Asxab Tamaev ka pohuar se White është gati të bëjë një ofertë.

“Miq, ju mirëpresim, para dy ditësh u takuam me Abdu Rozikun, ai është plotësisht gati për betejë”.
“Por, ka një lajm më interesant. Dana është gati të blejë një event me Hasbikun dhe Abdu Rozik për 1.5 milionë dollarë. Unë dua të dëgjoj mendimin tuaj”, ka shkruar ai në Instagram.

"We'll definitely do something with him."
Dana White pours cold water on the idea of Hasbulla fighting in the UFC. pic.twitter.com/WsKXCz4jBE
— UFC on BT Sport (@btsportufc) October 28, 2021
/GazetaBlic Sport/


