Sporti

UEFA zbut qëndrimin: Pezullimi i ligave mund të pranohet në raste të veçanta

04/22/2020 14:36
nga:M K

Ishin goxha të zëshëm sa i përket mbylljes së kampionateve para kohe.

Shtëpia numër një e futbollit evropian kishte kërcënuar me përjashtim nga garat evropiane, nëse ndonjë federatë respektive do të vendoste për përfundimin para kohe të sezonit, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, në takimin e djeshëm të UEFA’së me federatat anëtare, duket se Ceferin ka qenë dukshëm i rezervuar, duke mos përmendur fare përjashtimin.

Madje, ai ka thënë se në koordinim me autoritetet, mbyllja e ndeshjeve të mbetura të bëhet në çfarëdo forme, përveç siç i ka quajtur ai, rasteve të veçanta.

Këto konkludime të UEFA’së erdhën si pasojë e vedimit të qeverisë holandeze, e cila ka ndaluar çdo aktivitet sportiv, të paktën deri më 1 Shtator dhe deri në një vendim të ri.

Në anën tjetër, fqinjët e Holandës, Belgjika, ishte vendi i parë që anuloi sezonin në “Jupiler League” duke e shpallur kampion Club Brugge, me çka ishte akuzuar nga organi rregullativ i futbollit në Evropë, por që federata belge ka thënë se është e gatshme që të diskutojë lidhur me këtë çështje.

/GazetaBlic/

08/13/2020 14:11

LAJMI I FUNDIT: UEFA shtyen kompeticionet e të rinjve