Sporti

UEFA u drejtohet federatave: Vendosni deri më 25 Maj

04/28/2020 16:39
nga:M K

Edhe më tutje vazhdon të diskutohet shumë lidhur me mënyrën sesi do të mbyllen kampionatet e futbollit.

Përderisa Holanda e Franca tashmë me urdhër të organeve shtetërore kanë anuluar edicionin 2019/2020 në vendet respektive, UEFA ka bërë thirrje që të gjitha kampionatet ose ligat të vendosin deri më 25 Maj sesi do të veprojnë tutje, përcjell GazetaBlic.

Pra, sipas shtëpisë numër një të futbollit evropian, secila ligë ose federatë, deri me datën 25 të muajit të ardhshëm duhet t’ia paraqesë UEFA-s vendimin përfundimtar, pra si do të vazhdohet kampionati dhe kur.

“Federatat vendore dhe/ose ligat duhet të jenë në pozitë për t’ia komunikuar UEFA-s deri më 25 maj të vitit 2020 planin për rinisjen e garave vendore, përfshirë këtu datën e rinisjes dhe formatin e garës”, thuhet në udhëzimet e UEFA-s.

/GazetaBlic/

08/13/2020 14:11

LAJMI I FUNDIT: UEFA shtyen kompeticionet e të rinjve