Sporti

UEFA: S’ka tifozë para muajit Shtator

06/19/2020 19:40
nga:M K

Shtëpia numër një e futbollit në kontinentin e vjetër ka dalur me një njoftim të rëndësishëm.

Çështja ka të bëjë me praninë ose jo të tifozëve në ndeshjet e futbollit, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, sipas Uvas, zëvendës-president i UEFA-së, gjasat që të ketë tifozë në stadiume brenda muajit Gusht janë tejet të vogla.

Këto deklarata ai i bëri në një prononcim për mediat ndërkombëtare të sportit.

“Të kemi tifozët në stadiume në muajin gusht është joreale. Ne po vështrojmë nga afër situatën në Evropë. Shumëçka varet nga qeveritë dhe nuk duhet t’i lihet gjithçka UEFA-së.

Padyshim, ishte e vështirë t’i kthenim skuadrat në fushë, pikërisht nga situata nëpër të cilin po kalon i gjithë kontinenti ynë”, por me rëndësi ia dolëm”, tha mes tjerash Uva.

/GazetaBlic/

08/12/2020 09:58

UEFA konfirmon orarin e ndeshjeve të Gjilanit dhe Prishtinës