Sporti

UEFA siguron 70 milionë euro për 676 klube nga 55 vendet anëtare të saj

04/23/2020 15:05
nga:M K

Shtëpia numër një e futbollit evropian, para pak çastesh, përmes një postimi në rrjetin social ka zyrtarizuar një nga vendimet që kanë daluar nga mbledhja e komitetit ekzekutiv.

Sipas këtij njoftimi, UEFA ka paraparë 70 milionë euro ndihma për afro 676 klube nga 55 vendet anëtare të saj, përcjell GazetaBlic.

Kjo shumë do të ndahet në tri kategori, varësisht nga kualifikimi ose jo në kompeticionet evropiane për federatat respektive.

Kuptohet, edhe Kosova do të jetë pjesë e kësaj pakete, kurse më vonë pritet të mësohet shuma e saktë.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

/GazetaBlic/

08/13/2020 14:11

LAJMI I FUNDIT: UEFA shtyen kompeticionet e të rinjve