Sporti

UEFA refuzon propozimin për mbylljen e ligave vendore

03/18/2020 17:11
nga:M K

Një nga idetë që qarkullonin nga federatat respektive anëtare të UEFA’së, ishte që kampionatet të mbyllen në formën e Play Offit.

Megjithatë, shtëpia numër një e futbollit evropian ka qenë e prerë sa i përket kësaj çështjeje, duke thënë se kampionatet nuk guxojnë të përfundojnë ashtu, në të kundërtën UEFA nuk do t’i njeh, përcjell GazetaBlic.

Këtë propozim e kishin dhënë autoritetet italiane të futbollit, që konsideronin se e vetmja formë për t’ia dhënë verdiktin final këtij edicioni që po kalon nën hijen e koronavirusit, do të ishte Play Offi.

Gabriele Favrina (kreu i FIGC – federata italiane e futbollit) e kishte propozuar këtë edhe në mbledhjen e përgjithshme që u mbajt të martën, megjithatë, drejtuesit e organit rregullativ të futbollit në kontinentin e vjetër kanë deklaruar se të gjithë kampionatet duhet të mbyllen deri me datën 30 të muajit Qershor.

/GazetaBlic/

05/29/2020 10:36

“Final Four” i Ligës së Kampionëve zhvillohet në Gjermani!