Sporti

UEFA pezullon për një vit futbollistin ukrainas, rezultoi pozitiv në doping

05/12/2020 20:26
nga:M K

Futbollisti ukrainas, Artem Biesiadin është dënuar me një vit mospjesëmarrje në gara për shkak se rezultoi pozitiv në doping.

24 vjeçari iu nënshtrua testit gjatë ndeshjes mes Dynamo Kiev dhe Malons në garat evropiane, gjegjësisht në kupën UEFA, ndeshje kjo e vlefshme për Europa Ligë, nëntorin e vitit të kaluar, përcjell GazetaBlic.

Sulmuesi i kombëtares ukrainase pritet të jetë i gatshëm për kampionatin evropian të vitit të ardhshëm, kurse deri më tani ende nuk ka bërë ndonjë apelim në vendimin e shtëpisë numër një të futbollit në kontinentin e vjetër.

Biesiadin deri më tani nën fanellën që e përfaqëson, e ka gjetur rrugën e golit vetëm dy herë, por roli i tij në fushë është shumëfish më i rëndësishëm.

/GazetaBlic/

08/12/2020 09:58

UEFA konfirmon orarin e ndeshjeve të Gjilanit dhe Prishtinës