Sporti

UEFA pezullon Europa Ligën dhe Ligën e Kampionëve?!

03/12/2020 13:30
nga:M K

Më në fund reagon edhe shtëpia numër një e futbollit evropian.

Pas La Ligas e cila konfirmoi pezullimin e kampionatit për dy javët e ardhshme, UEFA është gati që ta bëjë të njëjtën, përcjell GazetaBlic.

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve që prekin skuadrat spanjolle si Real Madridi e Barcelona pritet të shtyhen, poashtu edhe Bayern e Juventus, pasi Italia e Gjermania kishin marrë këto vendime disa ditë më herët.

Kështu, UEFA fillon në rrugën e luftës të përbashkët ndaj pandemisë, pas testit pozitiv të Daniele Ruganit dhe mbylljes në karantinë të Real Madridit, për shkak të prekjes nga koronavirusi të një lojtari nga ekipi madrilen i basketbollit.

/GazetaBlic/

02/27/2020 09:47

Sot mësohen 15 skuadrat që do të kualifikohen në raundin 1/8-ës në EL, Rangers veçse e ka siguruar