Sporti

UEFA për EURO 2020 shqyrton edhe mundësinë “Dhjetori”

03/14/2020 21:09
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë diskutimi, edhe pse diskutimeve pritet t’u vie fundi të martën.

Fjala është për kampionatin evropian, EURO 2020, që sipas të gjitha gjasave do të shtyhet, përcjell GazetaBlic.

Përderisa dihet botërisht fakti se do të shtyhet, ende nuk dihet se kur, edhe pse mediat ndërkombëtare të sportit kanë filluar të nxjerrin në pah idetë e ndryshme që po i shqyrton shtëpia numër një e futbollit evropian.

Përderisa opsioni kryesor mbetet që i njejti të mbahet vitin e ardhshëm, pra më 2021, mediat angleze kanë mësuar nga burimet e tyre se gjasat janë që EURO të luhet në dimër, saktësisht në dhjetor.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri të martën, atëherë kur edhe do të mbahet takimi mes UEFA’së e 55 federatave anëtare.

/GazetaBlic/

03/20/2020 22:01

UEFA kërkon falje, ndryshon sërish mendim për emrin e EURO 2020