Pajtohet në parim, por ende nuk mund të zyrtarizohet, për shkak të situatës aktuale.
Shtëpia numër një e futbollit evropian duket se ka vendsur që kampionatet të mbyllen në mënyrën që do të vendosin vetë federatat, përcjell GazetaBlic.
Por, gjithmonë duke respektuar afatin kohor, duke mos e shtyer më shumë sesa gjysmën e Korrikut.
Ata janë dakorduar që të gjithë kampionatet të përfundohen në formën e ndonjë turneu, qoftë Play Off, qoftë ndonjë mënyrë tjetër e pranueshme për UEFA’n.
Interesant pritet të jetë në Ligën e Kampionëve. Sipas mediave ndërkombëtare të sportit, pritet që Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës të mbyllen brenda dy jave, pra një formë e një evropiani të vogë.
Gjithsesi, ditëve në vijim pritet edhe zyrtarizimi.
/GazetaBlic/