Sporti

UEFA ndryshon rregullat e “Fair Play-it” financiar

05/14/2020 19:04
nga:M K

Shtëpia numër një e futbollit evropian ka paralajmëruar ndryshime në rregulloren për “Fair Play” financiar.

Pandemia padyshim se ka shkaktuar probleme të shumta në botën e futbollit, andaj edhe kjo ka qenë një nga arsyet kryesore pse UEFA vazhdimisht ka bërë thirrje që kampionatet të mbyllen në fushën e lojës dhe mos të ketë shumë humbje në aspektin ekonomik, përcjell GazetaBlic.

Tani, duket se po studiohen disa ndryshime edhe në rregullat financiare.

Ndër ndryshimet kryesore, sipas RMC Sports, do të jenë zgjatja e periudhës kohore që merret në shqyrtim për të analizuar llogaritë e klubeve.

Pra, tani nuk do të jetë 12 muaj, por 24. Ndërkaq, te bilanci, humbjet mund të shkojnë deri në 60 milionë euro. Gjithsesi, ende mbetet për t’u konfirmuar, pasi deri më tani s’ka asgjë zyrtare.

/GazetaBlic/

06/26/2020 18:15

Konfirmohen datat dhe orari për Ligën e Kombeve | Kosova, të gjitha ndeshjet i luan në 20:45