Sporti

UEFA merr vendim për duelin Kosovë – Rusi në konkurrencën e femrave dhe ndeshjet e mundshme në të ardhmen

10/18/2019 20:04
nga:M K

UEFA nuk do të lejojë përballjet mes Kosovës dhe Rusisë deri në një të ardhme të afërt.

Kështu ka konfirmuar sot shtëpia numër një e futbollit evropian përmes një një njoftimi, shkruan GazetaBlic.

Paneli i Emergjencave i UEFA –s u mblodh të Mërkurën për të diskutuar situatën e ndeshjeve midis ekipeve nga Kosova dhe Rusia.

“Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë që lidhen me ndeshjet midis ekipeve nga Rusia dhe Kosova, paneli vendosi që të dy ekipet të mos luajnë më kundër njëra-tjetrës në asnjë garë të ardhshme të UEFA-s deri në njoftimin e ardhshëm”.

Sa i përket ndeshjeve kualifikuese të UEFA-s për konkurrencën e femrave, e vlefshme për EURO 2021 tashmë të planifikuara në grupin A, Paneli i Emergjencave i UEFA-s vendosi të shtyhen për një datë që do të caktohet më vonë.

/GazetaBlic/

11/01/2019 16:56

Albert Bunjaki punësohet në UEFA