Sporti

UEFA me plan të ri, 3 nga 12 qytetet mikpritëse të EURO 2020 mund të tërhiqen nga organizimi

05/19/2020 14:31
nga:M K

Shtëpia numër një e futbollit evropian ka paraparë fillimisht që me datën 27 të këtij muaji të organizojë një mbledhje ku do të diskutohej për situatën momentale.

Megjithatë, ky takim është shtyer për një datë të pacaktuar, dhe si i tillë nuk pritet të vijë me vendime të reja, përcjell GazetaBlic.

Sipas “Tuttomercato”, UEFA po mendon që garat të mbyllen në formën e “Play Offit”, pra me sistem eliminimi direkt, me vetëm një ndeshje.

Kjo do të mundësonte që të gjitha kompeticionet evropiane të përfundojnë në fund të Gushtit, Shtatori të jetë pushim, kurse Tetori të jetë fillimi i sezonit të ri.

Ndërkaq, e përditshmja prestigjioze spanjolle, “Marca”, raporton se 3 nga 12 qytetet organizatore të ndeshjeve të EURO 2020 mund të tërhiqen nga organizimi, për shkak se janë vatra të infeksionit me Covid19.

Bilbao duket të jetë një nga ta, mirëpo federata spanjolle e ka mohuar një gjë të tillë.

/GazetaBlic/

06/26/2020 18:15

Konfirmohen datat dhe orari për Ligën e Kombeve | Kosova, të gjitha ndeshjet i luan në 20:45