Sporti

UEFA lehtëson punën e federatave, 25 Maji s’është data e fundit për dorëzimin e kalendarëve

05/22/2020 11:32
nga:M K

25 Maji nuk është data e fundit për paraqitje të kalendarëve ose lajmërim të anulimit të sezonit.

Kështu shkruan televizioni italian, “Mediaset”, që konfirmon se afati shtyhet deri më 17 Qershor, përcjell GazetaBlic.

Federatat duhet që deri në datën e lartëcekur t’ia dërgojnë komitetit ekzekutiv planprogramin e saktë lidhur me atë sesi do të mbyllen kampionatet respektive.

Ky vendim duket të jetë marrë pas zvogëlimit të numrave të të infektuarve, që rrit gjasat për rikthim të më shumë kampionateve.

Deri më tani, nga kampionatet e mëdha vetëm Franca e ka anuluar sezonin, dhe atë me vendim të qeverisë, ndërsa Bundesliga ka rifilluar pjesën e mbetur dhe me gjasë do ta përfundojë sezonin deri në fund të Qershorit.

/GazetaBlic/

06/26/2020 18:15

Konfirmohen datat dhe orari për Ligën e Kombeve | Kosova, të gjitha ndeshjet i luan në 20:45