Sporti

UEFA ka vendosur se cilat skuadra kualifikohen në garat evropiane nëse s’mbyllen kampionatet

04/23/2020 15:19
nga:M K

Komiteti ekzekutiv i UEFA’së është duke mbajtur një mbledhje, teksa vendimet e reja janë duke u mësuar vazhdimisht.

Së fundi, shtëpia numër një e futbollit evropian ka vendosur për skuadrat që do të kualifikohen në garat evropiane, gjithmonë nëse kampionatet nuk mbyllen, përcjell GazetaBlic.

Sipas UEFA’së, merita sportive do të jetë njësia matëse e ekipeve që do ta sigurojnë vendin në njërin nga kompeticionet që janë nën obrellën e organit rregullativ të futbollit në Evropë.

Kësisoj, ekipet që janë të pozicionuara më mirë në renditjen tabelare në momentin e pezullimit të kampionatit, do të merren parasysh.

Për shembull, nga Itali, sipas renditjes momentale, në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm do të luanin, Juventusi, Lazio, Interi e Atalanta.

Kujtojmë se mbledhja e organit suprem të UEFA’së, pra komitetit ekzekutiv është duke vazhduar ende.

/GazetaBlic/

08/13/2020 14:11

LAJMI I FUNDIT: UEFA shtyen kompeticionet e të rinjve