Sporti

UEFA jep vendimin për rastin e Agim Ademit

07/11/2019 15:49
nga:Lorik J

Federata e Futbollit Evropian, UEFA i kanë dhënë mbështetje të madhe Agim Ademit, pas rastit të fundit.

Ademi u dënua me nëntë muaj burg efektiv, megjithatë ai ka pranuar se nuk do të largohet nga posti i kreut të futbollit në Kosovë dhe sot ka marrë mbështetje edhe nga UEFA, përcjellë GazetaBlic.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ja njoftimi:

“Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, po qëndrojnë në selinë e UEFA-s me ftesë të drejtorit të federatave kombëtare, Zoran Lakovic, ku dje dhe sot kanë zhvilluar takime të shumta për realizimin e projekteve të reja në kuadër të strategjisë së re.
Gjatë këtyre takimeve me zyrtarët e UEFA-s u diskutuan projektet me prioritet për FFK-në, me ç’rast u mor përkrahja e plotë për këto projekte. Po ashtu, zyrtarët e UEFA-s u njoftuan për gjendjen aktuale në FFK, me ç’rast ata u informuan për gjithçka që ka ndodhur kohët e fundit. Përveç shqetësimit të tyre për rastin që ka ndodhë, zyrtarët e UEFA-s u zotuan se presidenti i FFK-së dhe Komiteti Ekzekutiv e kanë përkrahjen e vazhdueshme dhe e presin verdiktin e fundit të drejtësisë, duke shpresuar që çështja do të zgjidhet drejtë, në mënyrë që FFK-ja të vazhdojë rrugën e saj të suksesit”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic/