Lajme

UEFA: Jemi me familjet e viktimave dhe personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri

11/26/2019 17:00
nga:M K

Qindra të lënduar dhe 18’të viktima të konfirmuara deri më tani, është bilanci katastrofal i tragjedisë që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të 26 Nëntorit.

Shumë figura dhe njerëz të rëndësishëm ishin solidarizuar me vendin amë, derisa një numër i madh i tyre kishin filluar edhe ndihmën në forma të ndryshme, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, nga dikasteri i sportit, pas Milanit e Romës, ka ardhur edhe reagimi i UEFA-së.

“Çdokush në familjen evropiane të futbollit janë thellësisht të tronditur nga tërmeti i sotëm në Shqipëri. Mendimet janë me familjet e viktimave dhe personat e prekur nga tragjedia”, shkruan shtëpia numër një e futbollit evropian në faqen e saj zyrtare të rrjetit social “Twitter”.

/GazetaBlic/

08/03/2020 19:16

Vendimi i UEFA: Skuadrat me fanella speciale në rikthimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës