Sporti

UEFA insiston, kampionatet të mbyllen në fushë

03/28/2020 12:28
nga:M K

Pritet të jetë goxha interesante çështja e mbylljes së kampionateve.

Përderisa disa federata po shqyrtojnë mundësinë që kampionatet respektive të mbyllen menjëherë, UEFA po insiston vazhdimisht që ato të përfundohen në fushën e lojës, përcjell GazetaBlic.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se klubet e Premier Ligës po diskutojnë mbylljen e sezonit sa më shpejtë që është e mundur, edhe nëse kjo do ta linte pa titull Liverpoolin.

Sipas “The Sun”, shtëpia numër një e futbollit evropian u ka bërë thirrje të gjitha federatave anëtare që kampionatet të definohen në fushën e lojës, pavarësisht formës sesi do të shkojnë ato, kjo për shkak që mos të humbin më shumë para.

UEFA ka vënë një afat që deri më 30 Qershor të përmbyllen të gjitha ligat, por që sipas të gjitha gjasave ky afat do të shtyhet deri në gusht.

/GazetaBlic/

05/29/2020 10:36

“Final Four” i Ligës së Kampionëve zhvillohet në Gjermani!