Sporti

UEFA falënderon publikisht Lorik Canën

07/11/2019 15:41
nga:Lorik J

UEFA ka falënderuar publikisht ish mbrojtësin dhe kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Canën – për shkak se ky i fundit së bashku me Federatën Shqiptare të Futbollit kanë marrë iniciativën për të ndërtuar disa fusha të futbollit.

Cana dhe FSHF kanë marrë iniciativë me qëllim për të shtuar hapësirat për fëmijët.

“Faleminderit Lorik Canës dhe Federatës Shqiptare të Futbolit, fëmijët e vegjël në të gjitha pjesët e Shqipërinë do të kenë më shumë vend dhe hapësira për të luajtur”, ka shkruar UEFA në faqen e saj zyrtare në “Instagram”.

Gjithashtu, shtëpia e futbollit evropian e ka publikuar edhe deklaratën e kapitenit legjendar shqiptar.

“Nuk ishte e lehtë për ne ta zgjidhnim mënyrën më të mirë për ta promovuar vlerën e sportit në Shqipëri. Futbolli është njëri nga elementet që sjell gëzim në vendin tënd edhe në situatat më të vështira, duke nxjerrë figura të njohura që janë bërë rol model për gjeneratat e reja”, kishte thënë ish-futbollisti shqiptar.

Pasi e mbylli karrierën, Cana merret vazhdimisht me projekte dhe iniciativa, me qëllim të zhvillimit të sportit dhe promovimit sa më të mirë në botë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi.