Ndeshja e Ligës së Evropës mes Tottenhemit e skuadrës belge, Antwerp nuk filloi me kohë.
Kjo për shkak se londinezët u vonuan për ta filluar takimin brenda kohës së paraparë, përcjell GazetaBlic.
Kësisoj, shtëpia numër një e futbollit evropian ka dënuar me një nedshje mosprani, teknikun portugez, Jose Mourinho.
Ndërkaq, për të njëjtën arsye është dënuar edhe klubi. Vonesa në takimin e humbur, Tottenhemit do t’i kushtojë plotë 23 mijë euro.
Në anën tjetër, edhe gjiganti skocez Celtc u dënua me gjashtë mijë e 300 euro për problemet në ndeshjen ndaj Lille, që u zhvillua në të njëjtën natë.
/GazetaBlic/