UEFA dënon ashpër sulmin e fundit ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Muamed Sejdini.
UEFA u kërkon autoriteteve lokale të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë. Së bashku me FIFA-n, ne do të monitorojmë nga afër situatën brenda komunitetit të futbollit të Maqedonisë së Veriut për të siguruar që federata të mbetet e lirë nga çdo ndërhyrje, në përputhje me Statutet e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe ne do të vlerësojmë vazhdimisht nëse nevojiten veprime të mëtejshme, transmeton GazetaBlic Sport.
Një delegacion i përbashkët FIFA dhe UEFA së shpejti do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut për t’u takuar me zyrtarë sportivë dhe qeveritarë, duke siguruar që pavarësia e FFM-së të ruhet dhe respektohet.
/GazetaBlic Sport/