Sporti

UEFA dënon FFK-në, mësoni arsyen

11/22/2019 17:14
nga:M K

UEFA e ka dënuar FFK-në për shkak të hedhjeve në fushë të objekteve në ndeshjen kundër Malit të Zi.

Sipas burimeve të IndeksOnline Federata e Futbollit të Kosovës është dënuar me 5 mijë euro.

Po ashtu edhe Mali i Zi është dënuar me 15 mijë euro, për incidentet e krijuara nga tifozët e Malit të Zi, përcjellë GazetaBlic.

Në ndeshje ndaj Malit të Zi kishte pasur një incident afër minutës së 9-të, kur ishte shënuar edhe goli i parë në ndeshje nga Amir Rrahmani.

Por vetëm pak minuta më pas e gjitha ishte qetësuar, kur në stadium kishte arritur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

05/22/2020 11:32

UEFA lehtëson punën e federatave, 25 Maji s’është data e fundit për dorëzimin e kalendarëve