Sporti

UEFA: Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i dekadës

12/31/2019 16:34
nga:M K

Ronaldo është zgjedhur si golashënuesi më i mirë i dekadës së dytë në shekullin e mileniumin e ri.

Shtëpia numër një e futbollit evropian ka publikuar para pak çastesh një postim në rrjetet sociale, teksa ka uruar portugezin për numrin e golave të realizuar, si ato me Real Madridin e Juventusin në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe ato me Portugalinë në kompeticionet ndërkombëtare, shkruan GazetaBlic.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” ka shënuar gjithsej 145 gola, duke u rendituar kështu si më i miri në kontinentin e vjetër.

Edhe në vitin që po e lëmë pas, 2019, ai ishte top-golashënues në Champions me shtatë gola dhe 14 sosh në UEFA Nations League, duke lënë prapa Harry Kane (19) dhe Sterling (17).

/GazetaBlic/

07/28/2020 15:12

Ronaldo mungon ndaj Cagliarit?