Premier League angleze ka shpallur kandidatët për çmimin lojtari më të mirë të muajit për shtator.
Nënshkrimi i fundit i Manchester United, Cristiano Ronaldo është në mesin e lojtarëve që u nominuan për këtë çmim, përcjell GazetaBlic Sport.
Lista e ngushtë u njoftua nga organi përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter të enjten, 30 shtator 2021.
Joao Cancelo i Manchester City, Cristiano Ronaldo i Manchester United, Antonio Rudiger i Chelsea, Allan Saint-Maximin i Newcastle United, Mohamed Salah i Liverpool dhe Ismaila Sarr i Watford, janë emrat e noimuar.
Cristiano Ronaldo duket se është favoriti për të fituar çmimet pas formës së tij të shkëlqyer që kur iu bashkua Djajve të Kuq gjatë merkatos së verës nga Juventusi.
Çmimi do t’i jepet lojtarit me më shumë vota para raundit tjetër të ndeshjeve pas pushimit ndërkombëtar.
/GazetaBlic Sport/


