Sporti

U19 / Si funksionon kualifikimi në Kampionatin Evropian, cilat janë gjasat për Kosovën?

03/20/2024 19:32
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës u19 ka nisur mrekullisht kampanjën ‘Elite Round’ për kualifikimin në Kampionatin Evropian, pasi ka triumfuar ndaj Austrisë me rezultatin minimal 1:0.

Por, si funksionon kualifikimi në Kampionatin Evropian, cilat janë gjasat për Kosovën?

Gara kualifikuese për Kampionatin Evropian “Elite Round”, përcakton shtatë skuadrat që do t’i bashkohen nikoqirit të kualifikuar automatikisht Irlandën e Veriut në turneun final të Kampionatit Evropian U-19 UEFA 2024.

Elite Round: 28 skuadrat janë tërhequr në shtatë grupe me nga katër skuadra. Shtatë fituesit e grupeve kualifikohen në turneun final.

Kosova ndodhet në grupin 1 bashkë me Austrinë, Spanjën dhe Slloveninë.

Momentalisht, Kosova pas xhiros së parë, ndodhet në vendin e parë në grup me 3 pikë, teksa ndiqet nga Spanja e Sllovenia me nga një pikë – e Austria e fundit me asnjë pikë.

Ndeshjet e ardhshme të Kosovës?

Kosova U19 në krye me Adil Maliqin do të luajë edhe dy ndeshje tjera. Fillimisht me Spanjën pas tri ditës (23 mars) dhe në fund me Slloveninë me 26 mars. Në rast se pas tri ndeshjeve, Kosova mbetet në vendin e parë në grup, atëherë siguron kualifikimin e madh në Kampionatin Evropian U-19.

/GazetaBlic Sport