Sporti

U transferua me bujë, De Bruyne mund të largohet nga Napoli që në janar

01/08/2026 08:06
nga:Mergim Rreci

Kevin De Bruyne u transferua te Napoli gjatë merkatos së verës, por një dëmtim i rëndë, e la jashtë fushave të blerta.

Mesfushori belg mungon që prej 25 tetorit për shkak të një lëndimi në bicipitin femoral. Parashikimet aktuale mjekësore thonë se lojtari nuk do të jetë i gatshëm për lojë para muajit mars.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, klubi i Napolit po shqyrton mundësinë e shitjes së tij gjatë afatit kalimtar dimëror. Klube nga Arabia Saudite kanë shprehur interes për transferimin e lojtarit, pavarësisht gjendjes së tij dëmtuar.

Vetë De Bruyne po vlerëson opsionet për të ardhmen, me qëllim që të jetë në gjendje optimale për kampionatin botëror. Përparësia e futbollistit është shmangia e rreziqeve për rikthimin e dëmtimit përpara këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Aktualisht, mesfushori po vijon fazën e rehabilitimit dhe pritet të kthehet në Napoli brenda javës së ardhshme.