Lajme

U tha se mori pjesë në seancë e infektuar me COVID-19, Adriana Matoshi e publikon rezultatin e testit për koronavirus

04/04/2021 15:26
nga:Gazeta Blic

Sot është raportuar se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është e infektuar me COVID-19, e pavarësisht kësaj, ajo ka marrë pjesë në seancën për votimin e Presidentit.

Aktorja dhe deputetja ka publikuar rezultatin e testit në profilin e saj në Facebook, teksa ka thënë:

“Është e turpshme dhe e paprecedant lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetsore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mund të më nënshtrojnë.
Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshprohuni nga rezultati i testit tim”, shkruan Matoshi