Showtime

U tha se janë ndarë, Blero publikon një fotografi që e sqaron gjithë situatën

03/12/2018 09:59
nga:Gazeta Blic

Nuk ka pak ditë që u shtuan dyshime se ishin ndarë, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për çiftin e njohur Blerim Muharremi e Afrona Dika të cilët ka shumë vite që janë në lidhje, por ende nuk po e kurorëzojnë dashurinë e  tyre me martesë.

Dyshimet më të mëdha lindën atëherë kur u kuptua se çifti nuk e ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”.

Madje ishte Afrona ajo e cila menjëherë kur zbarkoi në Prishtinë nga Zvicra nuk u pa për asnjë çast me Bleron. Ajo vazhdoi me vëllezërit e saj, teksa Blero mbrëmjen e kaloi me miqtë, shkruan GazetaBlic.

© bleromuharremi [instagram]

Benzinë zjarrit i shtoi para pak minutash me një status ku Afrona shprehet: ‘Një ditë do zgjohesh në mëngjes dhe do mendosh çka ndodhi me vajzën që dikur ishte aty për ty pa marrë parasysh sa e largoje. Do të kujtosh gjitha gjërat që ajo ka bërë për ty, gjithë dhimbjen në të cilën e bëre të kaloj. Do ta kuptosh sa e rëndësishme ishte ajo në jetën tënde dhe sa e mrekullueshme ishte, por kur ajo ditë të vijë, ajo do zgjohet me mashkullin të cilin tashmë e kishte njohur.

© bleomauharremi [instagram]

E të gjitha këto, Blero ka vendosur sot t’i hedhë në ujë, pasi që ai në llogarinë e tij në “Instagram” publikoi një fotografi ku shihet duke ecur me Afronën, derisa në dorë po mbanin kafe.

© bleromuharremi [instagram]

“E bukura dhe Bisha” – është përshkrimi që ai i ka vënë fotografisë së publikuar. Kjo fotografi me një fjalë sqaron gjithçka rreth çifti, i cili siç duket nuk janë ndarë, ashtu siç u proklamua në media. / © GazetaBlic /

 

11/19/2019 11:03

Blero dhe Afrona shijojnë muajin e mjaltit në hotelin ku nata kushton mijëra euro