Showtime

U tha se e tradhtoi i dashuri Kylie Jenner-in, reagojnë motrat Kardashian

12/06/2018 19:09
nga:L I

Në internet po qarkullon një fotografi sikur Travis Scott, i dashuri i Kylie Jenner e ka tradhtuar atë, shkruan GazetaBlic.

Por, kjo fotografi po del të jetë e montuar nga disa njerëz të cilët kështu kishin vepruar dhe herë tjetër me personazhe tjera.

Vet ata që kishin bërë një gjë të tillë, dolën me një video duke shpjeguar se si kishin arritur ta bënin gjithë këtë.

Pas kësaj, ka reaguar vet Kylie Jenner si dhe motrat Kardashian.

“Nuk e di nëse kjo është me të vërtetë një eksperiment shoqëror për disa njerëz, por ju jeni duke folur me njerëz të vërtetë, marrëdhënie të vërteta, familje reale. Jam e lumtur që marrëdhënia ime është e fortë. Interneti më frikëson ndonjëherë me të vërtetë”, shkroi Kylie në Instagram.

“Unë e urrej që po sjell vëmendje për këtë, por kjo është absolutisht e neveritshme që ju po bëni këtë rrëmujë me Travis & Kylie që sapo kanë filluar një familje së bashku. Kjo është me të vërtetë e dëmshme për marrëdhëniet, familjet dhe është kaq e gabuar!”, shkroi Kim në Twitter.

“Njerëzit janë absolutisht të neveritshëm! Kjo është krejtësisht jo në rregull! Ky person duhet të jetë aq i turpëruar për veten e tij! Çfarë ndyrësie!”, shtoi motra Khloe Kardashian./GazetaBlic