Lajme

U suspendua pse i kritikoi deputetët, vjen reagimi i ashpër nga Daut Haradinaj

02/05/2022 12:02
nga:Gazeta Blic

Pas suspendimit të policit Amir Hoxha, i cili i kritikoi deputetët që shpenzuan shumë para të buxhetit për naftë, ka ardhur reagimi nga Daut Haradinaj.

Ish- deputeti ka kërkuar kthimin e menjëhershëm të Hoxhës në vendin e punës, raporton Gazeta Blic.

“Ftoj organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e Amirit në vendin e punës! Përkundrazi, ai duhet të njihet si Hero pasi që para pak ditësh arriti ta shpëtojë jetën e një qytetari”, ka shkruar Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Veprim i nxituar suspendimi i Amir Hoxhës, i cili edhe me ligj ka për detyrë hetimin e shpërdorimit të të mirave publike.

Ftoj organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e Amirit në vendin e punës!
Përkundrazi, ai duhet të njihet si Hero pasi që para pak ditësh arriti ta shpëtojë jetën e një qytetari.

Suspendohet përkohësisht një polic – shkak postimi në Facebook për pakënaqësitë në punë