Mesut Ozil ka treguar se dëshiron ta përfundojë karrierën te Fenerbahce.
Ozil, 33 vjeç, kaloi te gjiganti turk nga Arsenali në janar 2021, duke nënshkruar një kontratë që zgjat deri në vitin 2024, përcjell GazetaBlic Sport.
Reprezentuesi gjerman u suspendua nga klubi në mars dhe ai ka zbuluar se ka kaluar gjashtë muaj pa u paguar.
Megjithatë, ai ka theksuar se është në dëshirën e tij të madhe të qëndroj në Fenerbahce dhe ta përfundojë karrierën aty.
/GazetaBlic Sport/


