Showtime

U shpall në kërkim nga policia gjermane, Elijona rrëfen rastin e saj: Do e bëja prapë, jam krenare

12/08/2025 22:13
nga:Genita C

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona ka folur sonte rreth raportimeve se në moshën 13-vjeçare ajo ka ikur nga familja.

Elijona ka mohuar këto raportime, duke thënë se një gjë e tillë nuk qëndron, sepse e vërteta është se ajo ka ikur nga familja gjermane, për të shkuar tek familja e saj.

Duke qenë se e ka bërë këtë veprim, 18-vjeçarja sqaroi se ishte shpallur në kërkim nga policia gjermane.

“Nëse më pyet mua dikush sonte a e kisha bërë prapë, do kisha thënë “po” dhe jam shumë krenare për atë veprim, sepse nëse nuk do e kisha bërë unë nuk do kisha pushuar kurrë me zemër tek familja ime, aty ku e kam vendin”, tha ajo./Klankosova.tv