Lajme

U shkarkua nga Kurti, por Agim Veliu sërish do ti kthehet ministrisë së vjetër!

06/02/2020 21:15
nga:Norë Kelmendi

Ish-ministri i punëve të brendshme, Agim Veliu, do të kthehet sërish si ministër i këtij dikasteri, shkruan GazetaBlic.

Kështu u bë e ditur sot pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

I nominuari për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Avdullah Hoti prezantoi kabinetin e tij qeveritar nga LDK-ja, duke e përmendur kështu edhe emrin e Agim Veliut, si ministër i punëve të brendshme.

Sipas Hotit, kjo do të jetë përbërja e kabinetit qeveritar nga LDK-ja:

Driton Selmanaj- Zëvenëskryeministër;

Hykmete Bjarami- Ministre e Financave;

Besian Mustafa – Ministër i Bujësisë;

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes;

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës;

Agim Veliu – Mistër i Punëve të Brendshme;

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë.

“Unë besoj që me këtë ekip dhe ekipin që presim të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë bashkë një ekip e cila do të zbatojë programin qeverisës për të cilin jemi dakorduar me të gjithë partnerët’, tha Hoti.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, i pari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka thënë se ata kanë mbajtur mbledhjen e kryesisë për seancën e nesërme, duke u përgatitur kështu edhe për sfidat që do i presin gjatë qeverisjes së ardhshme.

“Jemi para një momenti të rëndësisshëm për ygjedhjen e qeverisë së re, ne e patëm kryesinë që të bëjmë përgatitjet për seancën e nesërme për qeverinë, ne e vlerësojmë tepër të rëndësishme senacën e nesërme dhe LDK-ja ta marrë drejtimin e qeverisë, të ballafaqohemi me sfidat që janë para nesh, është sfida e pandemisë e cila po vazhdon edhe më tutje, dhe të sigurojmë një menaxhim të mirë të Ministrisë së Shndetësisë”

“Kemi si sfidë të rëndësishme rimëkëmbjen e ekonomisë, pastaj edhe sektorin bankar dhe presim që do të sfidohemi në mënyrë të rëndësishme me dialogun me Serbinë”.

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se as LDK-ja por as partnerët e saj nuk e kanë biseduar çështjen e zgjedhjes së presidentit, shkruan GazetaBlic.

Sipas Mustafës, LDK-ja bashkë me partnerët e saj nuk e kanë fuqinë e votave për zgjedhjen e presidentit, siç e kishte pasur me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Mund të them se këto iseda që i zhvilluam me partnerët se kemi biseduar pozitën e presidentit, askush prej subjekteve nuk e ka pasur fuqinë e votave në mënyrë që nesër mund ta bëjë presidentin, me VV-në kemi qenë më ndryshe pasi si subjekte kemi pasur 50 përqind të votave, nuk e kemi marrë asnjë obligim për presidentit, dhe ka mbetur që ajo çështje të zgjidhet kur të vjen koha e zgjedhjeve. Ne do të ballafaqohemi me atë çështje. As për Kuvendin se kemi biseduar”.

Konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së!

Konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së!

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 2 juin 2020

A do ta marrë LDK-ja pozitën e presidentit? Kështu përgjigjet Isa Mustafa!

Mustafa: U përgatitëm për sfidat e reja, votat për qeverinë i kemi!

06/08/2020 19:36

Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar