Sporti

U raportua se pranoi të luajë për Kosovën, talenti kosovar përfundon në listën e Zvicrës

09/25/2019 16:00
nga:M K

Ditë më parë u raportua se ish-futbollisti i Juventusit, Andi Zeqiri ka pranuar të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Zeqiri i cili momentalisht luan te Lausanne Sport, duket se nuk do t’i bashkohet Kosovës, të paktën në këtë kohë.

Së fundmi, Federata e Futbollit të Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar të helvetikëve për grupmoshën U-21.

Në këtë listë figuron edhe emri i Andi Zeqirit.

Përveç Zeqirit, në listë janë edhe dy futbollistët e kërkuar nga Kosova: Toni Domgjoni dhe Bastien Toma.

10/21/2019 11:11

Detyra speciale e Richard Grenell në Kosovë