Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka arritur të zbut gjakrat mes dy lojtarëve të Chelseat, Antonio Rudiger dhe Kepa Arrizabalaga.
Të dy lojtarët ishin zënë gjatë një stërvitje në ekipin e Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport.
Chelsea humbi lojën e fundit ndaj West Brown me rezultat 2-5 dhe mediat angleze raportuan se ky mund të jetë shkaku i përleshjes mes lojtarëve të Chelseat, megjithatë Thomas Tuchel mohoi këtë duke thënë se grindja mes këtyre lojtarëve nuk kishte të bënte me humbjen e Chelseat.
“Nuk kishte të bënte aspak me humbjen, ishte vetëm një incident në stërvitje, situata eskaloi pas mosmarrëveshjeve mes Rudiger dhe Kepa”, tha Tuchel.
Chelsea humbi pozitën e 4’të me humbjen ndaj West Brown, këtë pozitë tani e mban West Ham me një pikë më shumë se “Blues”.
/GazetaBlic Sport


