Lajme

‘‘U prehtë në paqe’’ – Vdekja e aktorit të njohur, i biri këngëtari Redon Makashi me mesazh prekës, njofton për homazhet

01/31/2026 22:43
nga:Sh R

Ndarja nga jeta e aktorit të njohur Fitim Makashi i ka prekur të gjithë dhe veçanërisht familjen e tij.

I biri i artistit të kinematografisë shqiptare, këngëtari i njohur Redo Makashi, ka ndarë sot dhimbjen e thellë me një mesazh prekës në rrjetin social, duke njoftuar edhe detajet për ceremoninë mortore dhe homazhet.

Ai shprehet se po njoftonte me dhimbe ndarjen nga jeta në moshën 82-vjeçare të të atit dhe se homazhet do mbahen nesër (1 shkurt) në Art Turbina në Tiranë, nga ora 11:00-13:00 dhe më pas ceremonia do zhvillohej në Varrezat e Sharrës, në kryeqytet.

Mesazhi i Redo Makashit:

“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, artistit Fitim Makashi. Homazhet në nderim të tij do të mbahen nga ora 11:00-13:00, pranë Art Turbina.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Varrezat e Sharrës në Tiranë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet. U prehtë në paqe!”.