Showtime

U përfol për lidhje me Romeon, Jonida Maliqi përballet me Sara Kolamin!

02/18/2020 09:38
nga:L I

Pak kohë më parë një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i dhanë fund lidhjes së tyre.

Ndarjen ata e deklaruan vetë në intervistat që dhanë duke mos e fshehur faktin që tani janë beqarë. Pas ndarjes, Romeo u përfol për një lidhje me blogeren Sara Kolami.

Mbrëmjen e sotme Sara dhe Jonida janë përballur me njëra-tjetrën në një ambient në kryeqytet.

Takimi mes vajzave ka shkuar më së miri dhe kjo kuptohet nga videot që ato kanë postuar. “Kam një bjonde vagabonde”, dëgjohet të thotë Jonida dhe në një video tjetër i drejtohet:

“Bjondja vagabondja nuk e ka rradhën sonte, ta them unë kur e ke rradhën”.