Lajme

U nis si dialog teknik, tash po kërkohet ndarja

07/26/2018 08:18
nga:A. R.

Kosova dhe Serbia në vitin 2011 kishin nisur dialogun teknik me të vazhduar me atë politik, ndërsa pas shtatë vjet bisedimesh në fazën finale po flitet për ndarjen e Kosovës ose për shkëmbimin e territoreve.

Presidentët, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq i Serbisë, po paralajmërojnë se epilogu i dialogut do të jetë i vështirë dhe i dhimbshëm për të dyja palët, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Ndonëse më 2011-n Kosova dhe Serbia kishin nisur bisedimet në kuadër të nivelit teknik, vetëm pas një viti (2012) krahas dialogut teknik pati filluar edhe ai politik mes të dyja shteteve.

Ndërkohë, tek pas gjashtë vjetësh (2018) të dyja palët startuan edhe me fazën finale të këtij procesi.

Tash kur edhe ka nisur kjo fazë po flitet edhe për shkëmbim të territoreve me Serbinë ose për ndarje të Kosovës, shkruan më tutje “Zëri”.

Përgjatë shtatë vjetëve dialog Kosova dhe Serbia kanë arritur 33 marrëveshje gjithsej, por një pjesë e madhe e tyre nuk ka gjetur fare zbatim.

Marrëveshja e cila hasi në kundërshtimin e vazhdueshëm të opozitës u bë ajo për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që buronte nga Marrëveshja e vitit 2013 dhe nga ajo e vitit 2015.

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se kjo marrëveshje ishte antikushtetuese, tashmë po paralajmërohet një Asociacion në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, rrjedhimisht në kundërshtim me Kushtetutën.

 

12/14/2019 15:33

Atdhe Nuhiu e Arijanet Muric në bankën rezervë, Bersant Celina starton nga minuta e parë