Showtime

U ndjenë rehat pa shqiptarë në pushim, por ja me çka u përballën Blero dhe Afrona

11/08/2017 08:24
nga:N S

Vera është sezoni më i ngarkuar për artistët tanë, të cilët nuk kanë as mundësi të pushojnë gjatë kësaj periudhe.

Një këngëtar shumë i angazhuar në këtë verë ka qenë edhe Blero Muharremi, i cili krahas projekteve të reja ai ishte i pranishëm edhe në shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Me të përfunduar sezonin, Blero mori të fejuarën e tij, Afronën dhe udhëtuan drejt Singaporit, ku kaluan pushimet për disa ditë.

Këngëtari ishte i ftuar në një intervistë për emisionin ‘Mirage’ ku zbuloi shumëçka rreth projekteve të reja dhe jetës private.

Po ashtu, Blero foli edhe rreth pushimeve, meqë rast tregoi edhe se çfarë u kishte ndodhur teksa po qëndronin në një hotel në katin e 50 në Singapor.

Për të kuptuar më shumë klikoni në videon e mëposhtme nga minuta 3:35 dhe mësoni çka u ndodhi çiftit gjatë pushimeve.

11/20/2017 12:29

Kush po i mungon kaq shumë Bleros?