Showtime

U ndanë? Zbulohet çfarë ndodhi mes Dafinës dhe Dj Geek

03/20/2023 18:27
nga:G C

Përgjatë ditëve të fundit u përfol se Dafina dhe Dj Geek i kanë dhënë fund lidhjes. Shkak u bë një status i këngëtares ku shprehej se ndihej bosh dhe fakti që ajo dhe Dj Geek nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Si qëndron e vërteta?

Së fundmi, burime për “Prive” bëjnë me dije se është e vërtetë që ka pasur një krizë mes Dafinës dhe Geek javën që lamë pas, mirëpo asgjë e pazgjidhshme.

Çifti e kanë kaluar këtë moment të vështirë në lidhjen e tyre dhe vazhdojnë të jenë bashkë. Kjo nuk është hera e parë që Dafina dhe Dj Geek kalojnë situata të tilla.