Showtime

U ndanë, por ish i dashuri i Dua Lipës e bën edhe këtë gjë për shqiptarët!

09/12/2019 16:46
nga:L I

Ka disa muaj që Dua Lipa i dha fund lidhjes së saj me modelin britanik Isaac Carew, shkruan GazetaBlic.

Arsyeja e ndarjes u tha se ishte angazhimi i madh i këngëtares me koncerte dhe projekte në Amerikë, duke mos pasur kohë shumë për të dashurin e saj.

Mirëpo, menjëherë pas ndarjes, Dua Lipa u shfaq nën krahët e të dashurit të ri Anwar Hadid, vëllait të motrave Bella dhe Gigi.

Por, duket se Isaac mban ende kontakte me shqiptarët, duke qenë se ai vazhdon të ketë fansa nga vendi ynë, të cilët e mbështesin në punën e tij.

Një shqiptare ka publikuar librin e tij të kuzhinës në Twitter, të cilin Isaac e ka shpërndarë në llogarinë e tij, duke i vendosur edhe emojin e dy duarve, si simbol i shqiponjës./GazetaBlic