Showtime

U nda nga burri para një muaji, Rudina Dembacaj kapet ‘mat’ me deputetin shqiptar

12/14/2019 13:35
nga:L I

Prej disa kohësh, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është në qendër të mediave rozë.

Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Aleksi, ajo u përfol se kishte nisur një histori të re dashurie.

Në shumë lajme u tha se bëhet fjalë për ish-deputetin Mark Frroku. Mirëpo, Rudina nuk e konfirmoi asnjëherë këtë histori.

Pak javë më praë, aktorja hapi restorantin e saj dhe gjatë inagurimit të tij falenderoi dhe Frrokun, duke shuar kështu zërat një herë e mirë.

Së fundmi, ‘Panorama Plus’ ka siguruar foto të çiftit, teksa shfaqen të ulur pranë njëri-tjetrit në restorantin e Rudinës.

Kujtojmë që kjo e fundit nga martesa e parë ka një vajzë, të pagëzuar me emrin Viktoria, ndërsa ish-deputeti është i ve. Pas ndarjes nga jeta të ish-bashkëshortes, Frroku mbeti vetëm me fëmijët.