Cult

U mbajt Java e Kulturës së Kosovës në Austri

12/12/2017 21:59
nga:M H

Rreth 13 aktivitete kulturore u zhvilluan në Vjenë në kuadër të Javës së Kulturës Shqiptare në Austri.
Më qëllim ruajtjen e identitetit, integrimin më të mirë në të gjitha strukturat e shoqërisë austriake, prezantimin e vlerave që zotëron diaspora shqiptare, Vjena për afër një muaj frymoi shqip nën organizimin e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri.

Gjatë kësaj kohe u synua krijimi i lidhjeve të reja dhe lobimi më i mirë i komunitetit shqiptar në Austri dhe aktivitetet e përbashkëta me të gjitha shoqatat dhe krijuesit shqiptarë në Austri.

Offchestra

Publié par Albanische Kulturwochen sur samedi 9 décembre 2017

 

Projekti i nisur më 17 nëntor përfundoi më 9 dhjetor me një koncert të grupit Offchestra dhe këngëtarët Flamur Lokaj dhe Genci Treni – Gega.

Festa e mbajtur në një prej klubeve më të famshme në Vjenë Schëarzberg zgjati deri në mëngjës me muzikë nga DJ Any & Erl.

 

06/04/2018 08:38

Hapet “Java e Kulturës” në Vushtrri