Showtime

U lidhën, u ndanë, më në fund çifti i njohur fejohen!

11/09/2018 15:34
nga:L I

Aktorja e njohur Meg Ryan është fejuar me John Mellencamp, dhe këtë e ka konfirmuar vet ajo përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj, shkruan GazetaBlic.

“E fejuar”, ka shkruar 56 vjeçarja, në një foto ku shihen dy karikatura, të vet aktores dhe të fejuarit, me duart e kapura.

Çifti ka plot 3 vite të lidhur, por u ndanë në vitin 2014, për tu bashkuar sërish vitin e kaluar.

Kështu aktorja ka një javë që po shihet me unazën e fejesës në gisht, dhe më në fund e ka konfirmuar një gjë të tillë./JustJared/GazetaBlic