Sporti

U largua nga Prishtina, Hila kalon tek super klubi shqiptar?

07/31/2020 21:32
nga:Lorik J

Ardit Hila mbyll pas vetëm një sezoni aventurën me Prishtinën. Mesfushori i cili një vit më parë u largua si kampione Shqipërie nga Partizani për t’u bashkuar me bardhekaltrit, ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me skuadrën e drejtuar nga Armend Dallku me të cilët arriti të fitonte Digitalb Kupën e Kosovës. Ka qenë vetë klubi i Prishtinës që ka njoftuar lamtumirën e Ardit Hilës.

“Mesfushori Ardit Hila do të vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër pas një viti jo pak të suksesshëm duke fituar Kupën e Republikës me FC Prishtina. Hila, me Prishtinën ka regjistruar 31 paraqitje zyrtare në kampionat dhe kupë, duke asistuar në gjashtë gola (katër kampionat dhe dy kupë). FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës“, lexohet në komunikatën e klubit të Prishtinës.

Mesfushori kërkohet me ngulm nga ish-trajneri i tij Skënder Gega dhe me shumë gjasa do të transferohet te Kukësi në këtë gjithmonë nëse verilindorët fitojnë betejën me FIFA-n në KAS.