Muhamed Useini edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Llapit.
Pas një viti e gjysmë, Useini ka ndarë rrugët me klubin llapjan.
Siç mëson “GazetaBlic Sport”, Useini do të transferohet tek skuadra e Lirisë.
Liria ka nisur me përforcimet, teksa i pari që do t’i bashkohet ekipit të Lecit është Useini.
Synimi i Lirisë është rikthimi në elitë, teksa përvoja e madhe e Useinit do t’iu ndihmojë në këtë drejtim.
/GazetaBlic Sport


