Festim Alidema është larguar nga ekipi i Lirisë në merkaton e janarit, pra pas përfundimit të sezonit dimëror në Superligën e Kosovës në futboll.
Alidema ka përvojë në futbollin vendor dhe tashmë disa skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Siç merr vesh GazetaBlic Sport, ekipi i Ballkanit nga Kosova ka interesim për të – ndërsa Deçiç nga Mali i Zi, poashtu pëlqen profilin e lojtarit.
Deri më tani, Alidema nuk ka arritur marrëveshje me asnjë klub dhe nuk përjashtohet mundësia që të rriten ofertat ndaj tij…
E ardhmja e lojtarit pritet të përcaktohet shumë shpejtë.
/GazetaBlic Sport