Sporti

U la në bankën rezervë ndaj Ballkanit, ky është reagimi i Armend Thaçit

02/15/2018 16:21
nga:Lorik J

Të gjithë janë befasuar me formacionin e Gjilanit ndaj Ballkanit dje, ku nuk ishte futbollisti më i mirë i skuadrës gjilanase, Armend Thaçi.

Mbrojtësi i djathtë më i mirë në Kosovë, u la në bankinë, përcjellë Gazeta Olle.

Edhe pse rëndësia e ndeshjes ishte e madhe, me kundërshtarin që ishte i fortë dhe me objektivin (Kupa e Kosovës) që është primar, Thaçi “ngrohi” stolin gjilanas.

Skifterat kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, duke brohoritur disa herë emrin e futbollistit.

Pikërisht këtë moment Thaçi e ka publikuar në rrjetet sociale, duke shprehur revoltën për mos-inkuadrimin në lojë.

02/25/2018 15:17

Armend Thaçi sikur Sergio Ramos, shënon në fund për fitoren e Gjilanit