Showtime

U kritikua se ishte me buzë të kuqe tek familjet në nevojë, Roza Lati ka një shpjegim për këtë

12/03/2019 19:34
nga:L I

Roza Lati u gjend menjëherë e gatshme për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti pas natës së 26 nëntorit. Moderatorja u nis në Durrës dhe shpërndau ndihma të shumta për familjet në nevojë.

Madje Roza bëri edhe një video ku tregonte situatën dhe bënte thirrje që ndihmat të jepeshin dorazi pasi nuk kishte organizim. Mirëpo komentuesit e kritikuan Rozën për faktin që kishte lyer buzët e kuqe në një ditë të tillë.

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e re” në Ora News, Roza u shpreh se ajo e ka kulturë të mos shfaq kurrë mërzitjen në fytyrë, por të shfaqet gjithnjë në formë.

“Unë u nisa pa buzët e lyera. Por unë e kam gjithmonë një të kuq buzësh në çantë sepse edhe në një moment kur jam e palyer, një të kuq buzësh të tregon mirë. Kur ra termeti i parë në shtator unë kam qenë duke bërë gjumin e drekës. U trondita, isha në shtëpi dhe kur dola kam lyer buzët e kuqe. Nga ai tërmeti i fortë ra edhe një tjetër dhe mami më mori me “Facetime” dhe ishim të dyja duke lyer buzët. Unë jam rritur më këtë kulturë që edhe në ditën tënde më të keqe ti duhet të dukesh mirë. Nuk kam qejf fare që në fytyrën time të shfaqet tmerri, nuk kam qejf ta përcjell fare këtë gjë. Kështu që e kam këtë kulturë që të jem në formë. Plus që ne jemi figura të ekranit dhe na shohin më një sy tjetër. Na është indoktrinuar në tru për vite dhe vite kjo gjë saqë na është bërë instik dhe të kuqin e buzëve e mbaj gjithmonë në makinë. Siç ishim me ato thasët e ndihmave hapa pasqyrën dhe u lyeva shpejt e shpejt”, u shpreh Roza.