Lajme

U kritikua ashpër nga militantët e Vetëvendosjes për intervistën me Albin Kurtin, vjen reagimi i gazetarit Adriatik Kelmendi

02/13/2020 16:10
nga:Gazeta Blic

Drejtuesi i emisionit “Rubikon” në KTV, Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratave të disa zyrtarëve të VV-së pas intervistës me kryeministrin, Albin Kurti.

Ai ka shkruar se është në “hall” me aktivistët e Vetëvendosjes, për intervistën e djeshme.

Reagimi i plotë:

Intervista e mbrëmshme me kryeministrin Kurti ishte ndër më të shikuarat dhe më të komentuarat në Kosovë.
Kam marrë me qindra lëvdata e përgëzime!

Edhe Kurti, ashtu si dhe unë, vlerësuam se realizuam një intervistë shumë të mirë bashkë.

Ai e prezantoi veten ashtu siç beson se është dhe se duhet ta prezantojë në nivelin e përgjegjësisë më të lartë shtetërore, si kryeministër.
Kurti e pranoi se ka ndryshuar. Unë pajtohem se ky është ndryshimi më pozitiv i Kurtit ndonjëherë.

Në hall jam vetëm me disa militantë të LDK-së të cilët po thonë “e kurseve shumë” dhe disa militantë të LVV-së që po thonë “e nguce shumë”.

P.S. 1) Uroj që edhe militantët e LVV-së përfundimisht të ndryshojnë pozitivisht si Albin Kurti

P.S. 2) Uroj që edhe militantët e LDK-së ta kuptojnë se Kurti është kryetar i qeverisë së tyre

P.S. 3) Hajgare është që jam “në hall” me reagimet e militantëve. Në fakt, për mua, kjo është lëvdata më e mirë e mundshme si profesionist i zanatit

 

Elvis Hoxha i VV-së sulmon Adriatik Kelmendin: Cinik, dinak dhe i cekët

03/19/2020 22:29

Adriatik Kelmendi del me një “version” për tejkalimin e krizës politike: Koalicioni VV-LDK të kthehet në “pikën zero”